Subscribe

Mungesa e Lulzim Bashes, riktheu ne parlament duelin Rama-Berisha. Dhe si zakonisht deputeti Flamur Noka eshte çuar ne foltore sapo u prek figura e ish-kreut te PD Sali Berisha, veprim qe i kushtoi përjashtimin nga seanca plenare.

 

Përplasja e pare mes dy politikaneve ka ndodhur per problematiken e krimit te organizuar dhe drogës e Sali Berisha ka deklaruar se ditën e ndalimit ne makine me Soten ka qene vete Sajmir Tahiri.

 

“A tha Tahiri se nuk e njihte Orest Sotën? Pa shkoni merrni pak videon e ditëlindjes së tij në lokalin e kunatit se si hedh vallen Oresti, si krushk i parë aty. Pa na thuaj pak për ca e çove Spartak Brahon të nesërmen e kapjes së parave, tek drejtori policisë Qato. A e dini se thonë që në makinë me Sotën ka qenë vetë Saimir Tahiri? A e morët vesh se ka çuar Agaçion për ti nxjerrë në Katania dokumentin e falsifikuar. Po ore po, po Balili të ka në grusht ty. Videon e orgjive të tua në Santa Quaranta ja ka dërguar të gjithëve.”

 

Kryeministri Rama i ka bere serish apel opozitës qe te leje mënjane debatet e momentit per te qene bashke 6 muaj e ardhshëm, ne mënyre qe Shqipëria te hape negociatat per anëtarësim ne BE.

 

 

Rama: BE kur e thotë qe hapen negociatat ne 6 muaj nuk e thotë kot, tani si do ia bëjmë ne problem është Shqipëria a duhet te hape negociatat.

 

Berisha: Fjalët e mira ju thane nuk e mohoj, erdhi këtu dhe i thotë kryeprokurori do behet Edi rama, doni integrim sillni kërkesën per Sajmir Tahirin, hiqni dore nga mos zbatimi i kushtetutës, ky vendim ka nje rendësi jetike per çdo shqiptar.

 

 Dy politikanet kane replikuar edhe per ambasadoret dhe kryeministri Rama ka ironizuar qëndrimin e Berishës ndaj ambasadorit amerikan.

 

Rama: I trajtoni ambasadoret si komshinj qe ziheni e thoni konflikt interesi qe Sali ti e di nuk është e vërtete

 

Berisha: Mos dëgjoni ambasadoret qe sipas tyre Shqipëria i ka plotësuar kushtet qe ne 2016.

 

Ne qershorin e 2018 Këshilli Europian do te vendose nese Shqipëria do ti hape apo jo negociata per anëtarësim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *