Në ditën e fundit të fushatës, Edi Rama iu ka bërë thirrje shqiptarve që jetojnë në diasporë që të votojnë.
“Është dita e fundit e ballafaqimit me të gjithë palëve para gjykimit të popullit sovran me votën tuaj të dielën në 11 maj. Ky është edhe mesazhi i fundit që dua tu përcjell shqiptarëve në Greqi, në Itali, Gjermani e me radhë ku ka zarfa që janë ende në shtëpi dhe ku ende ka kohë për tu bërë pjesë e takimit historik të 11 majit, për të takuar historinë së bashku me shumicën dërrmuese të shqiptarëve që në 11 maj do të përcaktojnë pa asnjë rekuivok rrugën e fatit europian të vendit”, tha Rama.
Rama tha se vota në këto zgjedhje do të përcaktojë fatin e vendit në vitet e ardhshme.
“Ju lutem, keni marr mundimin që të regjistroheni dhe jeni në kushtet ku mund të votoni drejtpërdrejt jashtë kufinjeve dhe të merrni pjesë në një pal zgjedhje që janë më shumë se sa një palë zgjedhje për partitë dhe kush do të qeverisë, për të përcaktuar se ku do të jetë Shqipëria në 2030 dhe janë zgjedhje për t’i dhënë një fuqi të re vendimarrëvse dhe një frymë të fortë bashkimi europian vet Shqipërisë. Kush e ka zarfin në shtëpi do ta bëjë një mund të vogël për t’ju bashkuar dallëge të mëdha kuq e zi që do ta përmbysin me shpresë, me energji Shqipërinë e 11 majit’, tha ai.
Edhe kryetari i PD Sali Berisha në një thirrje për diasporën tha se me votën e tyre shqiptarët jashtë kufijve do të bëjnë të mundur rotacionin politik.
“Thirrja ime është, cilido prej tyre, që mund të vijë të votojë me datën 11 Maj, i bën një shërbim historik vendit dhe kombit të tij.11 Maji është dita përcaktuese e të ardhmes së kombit shqiptar.Qindra mijëra emigrantë u regjistruan për të votuar, por një çrregullim i organizuar u konstatua në dy vende me postën, e cila ka një emër autoritar, të mirë, por që shfaqi parregullsitë më të mëdha.Kjo, uroj dhe shpresoj, të mos dekurajojë, por përkundrazi, të nxisë çdo qytetar shqiptar jashtë vendit që mund të vijë këto dy ditë dhe të votojë në qendrat e votimit, do ishte një shërbim i jashtëzakonshëm, një rast unik që u jepet për t’i shërbyer vendit”, tha Berisha.
Berisha pati edhe një thirrje për qytetarët në Tiranë që t’i bashkohen sot tubimit të fundit të kësaj fushate.
“Dy fushata ecën paralel në territoret e vendit.Njëra fushata me detyrim e narkoshtetit dhe tjetra fushata e qytetarëve të lirë të vendosur për të përzënë narkoshtetin.Sonte, kësaj fushate fantastike, që u zhvillua për një muaj, duhet t’i vendosim kurorën më të bukur në ballin e saj, në ballin e Shqipërisë.Ndaj dhe ftoj qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë të bashkohemi sot në Bulevardin e Ri në një festë madhështore të fitores të datës 11 Maj”, tha lideri i PD./vizionplus.tv