Subscribe

Duke ju kërkuar shkodranëve një mundësi për PS, kryeministri Edi Rama sulmoi rivalin e tij politik, Sali Berisha. Ai e quajti Berishën një mallkim që diktaktori Enver Hoxha la për Shkodrën.

 

“Na jepni një mundësi të tregojmë a ja vlejmë apo s’ja vlejmë. Nënat shkodrane ju them që me siguri ja vlejmë se dje kur çoni fëmijët në shkollë, ju jepnin librat e Fahri Balliut. Sot e dinë që fëmijët e tyre nuk marrin më librat e Fahri Balliut. Sot mësojnë me librat e Evropës, jo me librat e kopjacëve të PD. Si mundet të vazhdohet t’i besohet Voltanës dhe gjithë atyre që u vijnë rrotull? Dinë të bllokojnë foltoren dhe të flasin e shajnë, se ju duket sikur po rrëzojnë Enver Hoxhën akoma. Ju është futur Enver Hoxha në tru, është mallkimi i tij që po i ndjek për 30 vjet. Ju thotë ma nxitë jetën, unë do t’jua lej mallkimin me PD. E la kur la Saliun në krye. Tani Saliu na del demokrat, unë komunist. Saliu qenka njeri që e dashka Shkodrën, unë njeri që nuk e dashkam Shkodrën. Unë që edhe fenë e kam dhuratë nga gjyshja ime shkodrane. Unë qenkam i pafe, Saliu besimtar që do Shkodrën. Ky është një turp.”

 

Edi Rama premtoi se nëse qytetarët ja besojnë votën PS, të gjithë djemtë e vajzat do të shohin Shkodrën si të ardhmen e tyre.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *