Subscribe

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Forumin e Davosit për Dialogun Strategjik mbi Ballkanin Perëndimor, ku është shprehur se BE ka nevojë për Ballkanin aq sa ç’kemi ne nevojë për Evropën.

 

Kreu i qeverisë shqiptare tha ndër të tjera vendet tona nuk janë gati të anëtarësohen, nëse loja e meritokracisë shndërrohet në lojë në e fajësimit

 

“BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa ne kemi nevojë për BE. Ata që nuk e kuptojnë këtë nuk kuptojnë mirë çfarë është në lojë apo cilat janë sfidat e sotme dhe të së ardhmes. Në këtë moment, vërtetë që ndihemi si një varkë në mes të detit, pasi na e kanë marrë me forcë bursullën. Për ne ka shumë rëndësi ta dimë me saktësi. është e qartë që, nëse procesi i integrimit evropian, është karakterizuar në 5-6 vitet e fundit, të paktën nga gjithmonë e më shumë paparashikueshmëri, ajo që ndodhi në tetor e bëri plotësisht të paparashikuar. Ndërsa flasim, nuk kemi më mundësi të dimë së çfarë duhet të bëjmë për të marrë atë që kërkojmë, pasi është e qartë që natyra e vendimeve në KE është shumë më e përcaktuar nga vetë vendet anëtare të BE. Vendet tona nuk janë gati të anëtarësohen, nëse loja e meritokracisë shndërrohet në lojë në e fajësimit. Ne e nisëm këtë proces, se na detyruan vendet e BE, por sepse ishte ajo që i duhej popullit tonë, kombit tonë. Nuk mendoj se meqë ne e kemi më të vështirë duhet të qajmë apo të lutemi sepse në fund të fundit e bëjmë për fëmijët dhe brezat e ardhshëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *