Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe këtë të hënë fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit. Këtë herë, Rama është ndalur në Durrës, ku ka prezantuar para qytetarëve kandidaten e PS për këtë bashki, Emirjana Sakon.

 

Gjatë fjalës së tij, Rama ka ironizuar ish kryeministrin Berisha dhe aleancën e tij me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ai iu drejtua demokratëve duke iu thënë se në fletën e votimit, koalicioni “Bashkë Fitojmë” mban emrin e Ilir Metës.

 

 

“Demokratëve të Durrësit që janë qytetarë në sensin që janë njerëz që s’janë fanatik, që nuk shkatërrojnë, nuk sherrosen e kanë bindjet e veta, iu them si do të shkoni atë ditë në votim. E dini ju që në fletën e votimin keni Like florirn, se unë nuk e kuptoj fare si mund të jesh akoma me “non-grata”, por them hë se iu vjen keq, baca i ka të zezat, por mbetet baca, po s’ke as bacën aty, por ke Like floririn”, tha Rama.

 

Edhe Igli Cara, kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Durrësin, nuk i ka shpëtuar ironisë së kryeministrit.

 

 

“Ai mund të jetë djalë i mirë, nuk kam asgjë me të, por e para unë jam i martuar, e dyta nuk kam motër për të martuar, e treta nuk jam këtu për të bërë krushqi me djalin e mirë, sepse djali i mirë për veten e vetë”, tha Rama.

 

Kryeministri përsëriti thirrjen e tij ndaj demokratëve dhe qytetarëve për të braktisur drejtuesit e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, të cilët thekson se duhet t’i mbeten të shkuarës politike të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *