Subscribe

Një vit nga parlamentaret e 2025-ës, kryeministri Edi Rama nis shpërndarjen e certifikatave të pronësisë. E para e përzgjedhur ishte Himara, bashkia që ngriu marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë për shkak të çështjes “Beleri”.

Para dorëzimit të 400 titujve të parë të pronësisë, kundër-akuza e Edi Ramës ndaj opozitës për vjedhje të pronave të himariotëve nga qeveria për të ashtuaquajturit oligarkë ishte:

Lexo edhe :

Related Posts

“Ideja që nga Tirana ka një plan për të zhveshur himarjotët nga pronat dhe për t’i vënë ato prona në dispozicion të oligarkëve, është një poshtërsi propagandistike që nuk bazohet në asnjë fakt real. Le të dalë njëri dhe të thotë, mua ma morën dhe unë s’dija gjë fare. Nuk ekziston”, tha Rama

Peshën e fajit për mosrregjistrimin në kohë të pronave kryeministri Edi Rama e shkarkoi te ish qeverisja e Sali Berishës.

“Nuk ka asnjë metër katror nga Llogoraja deri në Ksamil që të jetë marrë një pronari legjitim, apo një trashëgimtari dhe t’i jetë dhënë dikujt tjetër nga shteti. Por ka patjetër situata të rënda që janë zhvilluar në vitet përpara se ne të vinim në qeveri, ku me AMTP-të është bërë një lojë shumë e ndyrë, kriminale dhe ku në pika të caktuara janë shfaqur përmes tyre si pronarë, individë të lidhur me pushtetin e atëhershëm, – ju i dini mirë si janë e ku janë, – të cilët i kanë vënë trashëgimtarët përpara një zgjedhjeje që, ose të pranojnë të shesin pronën e tyre, nuk ka një metër katror këtu që nuk është shitur nga pronarët, por asokohe shitja kishte mbi kokë edhe kërcënimin që po e shite, ti s’ke për ta gëzuar asnjëherë, se këtu s’ka për t’u bërë kurrë asgjë, se vetëm ne e bëjmë”, tha Rama

Pa faj, nuk la as disa nga himariotët.

“Kush thotë që janë marrë pronat himarjotëve, trashëgimtarëve dhe i kanë kaluar dikujt tjetër pa atë miratimin e tyre, thotë një gënjeshtër shumë të madhe. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë, ndërkohë që e dimë shumë dhe ju e dini dhe më mirë sesa ne, që jo vetëm  prej vitesh tanimë, këtu, pronat shiten nga banorët, nga trashëgimtarët që mund të jenë këtu, mund të jenë jashtë, për zhvillim,  dhe shiten me çmime që nganjëherë janë dyfishi apo trefishi i çmimeve në Korfuz, por shiten dhe nga dy herë, shiten dhe nga 3 herë për faktin që zhvilluesit për të mos pasur probleme, kur dikush tjetër i paraqitet pasi ata kanë bërë kontratën me njërin dhe i thotë ‘’shiko se këtu e kam unë’’,  e paguajnë dhe atë, paguajnë dhe të tretin për të njëjtën tokë, që të jemi shumë të qartë dhe t’i themi gjërat siç janë”, u shpreh kryeministri.

Me zgjedhjet nga pas dere dhe kur në vendoret e 2023-it socialistët e humbën bashkinë bregdetare  me një diferencë të vogël votash Edi Rama u tha qytetarëve se Himarën askush tjetër përveç tyre nuk e do më shumë.

“Mos bini pre e këtyre broçkullave se nuk e do njeri Himarën më shumë sesa e doni ju që jetoni këtu apo ata që e kanë lënë për arsye që dihen dhe nuk ka të tjerë. Nuk ka të tjerë që ta duan më shumë se ju dhe nuk ka të tjerë që ta qajnë dot hallin tuaj, siç e qaj unë që jam një nga ju, doni s’doni ju! Jam një nga ju! Shqiptarëve nuk ua ha qeni shkopin për polikë. Janë populli me instinktet më të forta politike. S’ia u ka ngrëne kurrë asnjeri se iu është forcuar instinkti se kanë patur të bëjnë me lloj-lloj situatash në shekuj. Por mes shqiptarëve himarjotët janë njisha”, tha Rama.

Dhe për njëshat e Shqipërisë, Edi Rama iu dha si prefekt Vangjel Tavon te i cili sheh njeriun që do të zgjidhë hallin e pronave të himarirotëve.

“Nëse do pronë shko te Vangjel Tavon, nëse do sherr ke Vangjel Dulen, shko atje. Do sherr atje, mos na fusni në këto tani, gjithë ky diell të flasim për Vangjel Dulen”, tha Rama.

Pas Himarës, dhënia e certifikateve të pronësisë do ta vazhdojë. Premtimi është që deri në vjeshtën e këtij viti të jenë shpërndarë 4 mijë të tilla në gjithë vendin. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *