E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama: “Bashkëqeverisja” një dritare zgjidhje për të gjithë studentët

Duke filluar nga kjo e mërkurë, të gjithë studentet dhe prindërit e tyre që kanë pyetje në lidhje me ligjin e arsimit apo me tarifat e studimit mund ti drejtohen bashkëqeverisjes.

 

Gjithashtu edhe ministria e Arsimit do të vërë në dispozicion të të rinjve një hapsirë, ku përgjigjet për pyetjet e tyre në portal, do të jepen në kohë reale.

 

Reklamë

Edhe në takimin e kësaj të mërkure, shumë qytetarë thanë se kanë marrë zgjidhje për problemet e tyre pas komunikimit me bashkëqeverisjen.

 

Ashtu si më parë, kryeministri Rama, paralajmëroi ndëshkim për qytetarët që kanë kryer shkelje.

 

 

Duke u ndalur tek rastet e shumta të denoncuara në platformë, shefi i qeverisë u shpreh se bashkëqeverisja është rruga më e shkurtur për tiu dhënë zgjidhje problemeve..

Më shumë video

Reklamë