Subscribe

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet që prej ditës së djeshme në Angli, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim në auditorin e Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House.

 

Në retorikën e tij ironizuese ndaj përqasjes së autoriteteve britanike ndaj emigrantëve shqiptarë, Rama përfytyroi për një moment sikur rolet u këmbyen.

 

Ai tha se nëse Rusi një ditë do të sulmojë Britaninë, ai “premtoi” se Shqipëria do hap dyer për anglezët që t’i mbrojë ata nga Putin dhe ministrja e tyre Suella Braverman.

 

Nëse rusët do të pushtojnë Britaninë, ju ejani tek ne, ne do t’ju mbrojmë nga Putini dhe nga Suella Braverman të dy, kjo është e sigurt, do t’ju mbrojmë”, u shpreh kryeministri shqiptar ndërsa shkaktoi të qeshura në sallë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *