Subscribe

Në çeljen e kampit veror ne Jale kryeministri Edi Rama ka bashkëbiseduar me qindra te rinjtë nga e gjithë Shqipëria. Rama vlerësoi platformën FRESSH VOICE si një proces të shëndetshëm konkurrues, i cili iu dha mundësinë  pjesëmarrësve të spikasin me vlerat e tyre.

Ajo që është me shumë rëndësi të thuhet është se pavarësisht se një (1) do të zgjidhet dhe një grup i vogël do të jetë skuadra drejtues, të gjithë ju që jeni këtu jeni të domosdoshëm për projektin. Projekti mund të shkojë përpara vetëm nëse secili prej jush bëhet protagonist në atë pjesë projektit që do të ketë përgjegjësinë e vet. Ky proces na jep një mundësi të artë që duke shfrytëzuar kapacitetin e posaçëm  të secilit prej jush, që nuk jeni këtu se dikush ju mori për dore dhe ju solli këtu, por jeni këtu sepse keni kaluar një seleksionim aspak të lehtë, – sjell një ndryshim shumë të rëndësishëm.”

Kryeministri tha se angazhimi në politikë kërkon mbi të gjitha përballjen me konkurrencën. Shefi i qeverise foli edhe per situatën e ekonomike te vendit.

Rritja e ekonomisë sot është fakt. Morëm një ekonomi që rritej rreth zeros dhe sot, këtë vit shkojmë përtej 3 %. Por jemi të vetëdijshëm që 3.4%, 3.5% apo 4 % po të doni, nuk është një rritje ekonomike e atillë që ta ndjejnë njerëzit në xhepin e tyre, në kushtet që jemi ne sot.  Po a ka një mundësi që ti rrisim rrogat, t’i bëjmë nga 800 Euro  shqiptarçe dhe ndërkohë ne të vazhdojmë? Nuk ka, nuk ekziston! Pra nuk ekzistojnë magjira.”

Rama ndau me të rinjtë përvojën e gjatë në drejtimin e një force të madhe politike, si në pushtet ashtu edhe në opozitë, ku një prej kushteve për sukses sipas tij është disiplina dhe vendosmëria për të gjetur zgjidhjet e duhura.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *