Subscribe

Në vorbullën e akuzave dhe kundër akuzave ndaj Lulzim Bashës për rolin e tij në hetimin e krimeve të serbëve ndaj shqiptarëve të Kosovës, në masakrën e Krushës, kryeministri Edi Rama i kërkon liderit të opozitës të sqarohet. Duke e quajtur detyrim për një drejtues që synon të bëhet kryeministër, mendimi i kreut të qeverisë është që kryedemokrati të përballet publikisht me akuzat ndaj tij.

 

“Është detyrimi im në pozicionin që unë kam që Lulzim Bashës t’i them shpjegohu. Nuk është detyrim që mund të kryhet duke më sharë mua, as duke i bërë bisht, as duke heshtur, as duke nxjerrë partinë të bëjë deklarata. Është e pamundur që një drejtues që pretendon të qeverisë vendin të mos ketë këtë tipar të karakterit që të dalë dhe të përballet me çështjen në këtë rast.”

 

 

Me deklaratën se nuk ka asnjë qëllim të dëmtojë politikisht Lulzim Bashën, Edi Rama, pasi mohoi të ketë rol në akuzat e ngritura ndaj kundërshtarit politik, mori në mbrojtje ata që i artikulojnë ato.

 

“Unë nuk kam akuza, akuzat konfirmohen nga heshtja e gjatë, nga shmangia për tu përballur me të. Nuk e kuptoj çfarë arsyeje kanë ata njerëz që sot i drejtohen Lulzim Bashës. Si mund të jem unë i interesuar të dëmtoj Lulzim Bashën në një pikë që të bëhet i papërdorshëm?”

 

Kërkesën për sqarim, kryeministri e bëri në konferencën ku ende në 2020-ën Shqipëria nuk ka zgjidhur problemin e ujit te pijshëm. Nga reforma në ujësjellës-kanalizime e premtuar që në mandatin e parë qeverisës, synohet që vitin e ardhshëm shqiptarët t’u vijë uji 18 orë në ditë.

 

 

Në kushtet kur përhapja e virusit mund të shkaktojë mbyllje të qytetarëve, Edi Rama tha se investimet në ekonomi as mendohet të ndërpriten.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *