E hënë, 21 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama-Bashës: Refuzimi i tryezës së përbashkët është gabim i madh

Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër mesazh në drejtim të liderit demokrat Lulzim Basha.

 

Në një postim në Twitter, Rama duke u ndalur tek sugjerimet e bëra nga Basha për bizneset e dëmtuara në Durrës, shprehet se ato përkojnë me propozimet e hartuara nga kryetari I Komitetit Kombëtar të Rindëtimit dhe Ministrja e Financave.

 

Reklamë

Për Ramën, refuzimi i tryezës së përbashkët nga kreu demokrat është një gabim I madh.

 

“@lulzimbasha_al një pjesë e sugjerimeve të publikuara lidhur me bizneset e dëmtuara në Durrës, përkojnë me propozimet e hartuara nga kryetari i Komitetit Kombëtar të Rindërtimit & Ministrja e Financave. Por vazhdoj të them se refuzimi i tryezës së përbashkët është gabim i madh”

Vazhdo të lexosh

Reklamë