Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur sërish ftesën për bashkëpunim në drejtim të kreut demokrat Lulzim Basha.

 

Në një postim në Tëitter, kreu I qeveirsë shkruan se asgjë më të keqe nuk mund të nëjë një politikan në këto ditë të zytëa, se sat ë kërkojë raste njerëzish ende të pasistemuar për t’i përdorur për politikë.

 

“I dashur Lulzim, asgjë më të keqe s’mund të bëjë një politikan në këto ditë të zymta, se sa të kërkojë raste njerëzish ende të pasistemuar për t’i përdorur për politikë! Ka shumë akoma që duan dorën tonë dhe ngrohtësinë e kujtdo që mundet t’ua japë! Eja të bashkëpunojmë…”

 

Rama I kërkon Bashës që të mos mjaftohet vetëm me fjalët e errëta dhe me faktin që sikur ai ka humbur shtëpinë por të bashkëpunojë për të sjellë dritë tek qytetarët.

 

“Mos u mjafto me fjalët e errëta e me pamjen që dukesh sikur e ke humbur ti shtëpinë, jo ata fatkeqë që kështu bëhen sfond mediatik, për të përcjellë zymtinë e politikës së stërvjetër, nē vend të ngrohtësisë njerëzore! Le t’i ndihmojmë së bashku me pak dritê, se zymti kanë boll”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *