“Ky ishte viti ekskluziv i Partisë Socialiste”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama para socialistëve, pas fitores në zgjedhjet palamentare të 25 prillit.

Nga sheshi “Skënderbej”, kreu i qeverisë u shpreh se përpjekjet serioze të opozitës për të fituar këto zgjedhje, dështuan. Sipas tij, të mundësh PS është gati e pamundur.

Sakaq, në një moment, ai përmendi edhe të birin, Zahon, për të cilin tregoi “arsyen” pse nuk ishte prezent në këtë festë.

“Zaho nuk erdhi se është pak i mërzituar, nuk arriti të mësohej me faktin që unë mora të gjithë votat, kurse ai nuk mori asnjë votë, edhe pse bëri fushatë në Vlorë. Përtej shakasë, është detyra jonë që me fjalët dhe sjelljen tonë të mos i bëjmë të ndiehen edhe më keq nga humbja e rivalëve tanë demokratë. Lulzim Basha dhe PD bënë fushatën më të mirë në historinë e humbjeve të tyre. Ata ishin më skuadër se në të gjitha herët e tjera. Demokratët ishin kundërshtarë dhe jo aq të lehtë këtë herë për përpjekjet serioze për të arritur të paarritshme dot për ta. Më shumë se kaq, nuk bëni dot. Të mundësh PS është po aq e pamundur sa të mundësh Milanin, Inetrin dhe Barcelonën. Ky ishte viti ekskluziv i Partisë Socialiste. Mesazhi im i sinqertë për Bashës: pranoni humbjen me dinjitet dhe me bindjen që bëre aq sa munde.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *