E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Rama – Basha takohen në 6 qershor?

Takimi i parë mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha mund të zhvillohet fillimjavën e ardhshme. Burimet bënë me dije se ka pasur një propozim nga ana e kabinetit të kryeministrit Rama drejtuar liderit të opozitës që dy politikanët e lartë të takohen të hënën më 6 qershor, në orën 17.00. Këtë radhë vendi i takimit nuk propozohet selia e Këshillit të Ministrave, por Pallati i Kongreseve. Pas kërkesës nga ana e qeverisë, ende nuk ka një përgjigje nga ana e opozitës nëse pranon ose jo takimin me Ramën javën e ardhshme. Pak ditë më parë, kryeministri Rama shprehu gatishmërinë për tu takuar me kundërshtarin kryesor politik për të diskutuar mbi reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore. Në letrën që shefja e kabinetit të shefit të ekzekutivit i dërgoi homologes në selinë e PD, propozohej që në takim Rama do të ishte i shoqëruar nga Kryetari i Komisionit parlamentar për Reformën në Drejtësi Fatmir Xhafaj, si edhe nga Kryetari i Komisionit parlamentar për Reformën Zgjedhore, Bashkim Fino. Pak pas kësaj letre selia e PD-së konfirmoi vullnetin për një takim të këtij niveli. Por takimi u shty për shkak të axhendës së paracaktuar të Lulzim Bashës. Takimi i pritshëm Rama – Basha pritet t’i japë një shtysë të re reformës në drejtësi, për të cilën opozita kërkon dialog politik, pasi ka paraqitur dhe një draft të ri amendamentesh kushtetuese.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë