Subscribe

Refuzimi që opozita i bëri propozimit të ndërkombëtarëve për të kapërcyer ngërçin në reformën e drejtësisë, për kryeministrin Rama nuk ishte i papritur.

“Nuk ishte i papritur sepse gjatë një viti i gjysmë të procesit për hartimin e draftit për reformën në drejtësi, PD ka dhënë sinjalet se nuk e do reformën.”

Rama tha se PD e ka bojkotuar procesin, duke nxjerrë gjithfarë alibish mbi të gjitha pretendimin se qeveria do të kapë drejtësinë. Kryeministri kujtoi se fillimisht opozita kërkoi zbatimin e paragrafit 55 të Venecias, më pas atë 88 e pas tyre kërkoi vende të rezervuara, për të përfunduar tek vendet e blinduara.

“Kur ne e pranuam këtë propozim morri 48 ore kohë nga takimi me Viktoria Nuland, jo për të pranuar, por për ta rrëzuar. PD nuk donte vendet e rezervuara, por nuk do të huajt nëpër këmbë, sepse i frikësohet paanshmërisë së tyre në procesin e Vetingut.”

Kryeministri risolli në vëmendje kërkesat e njëpasnjëshme të opozitës për hetim nga ndërkombëtarët të akuzave për korrupsion, që ata kanë ngritur në adresë të qeverisë.

“Detyruan ndërkombëtarët të thotë se nuk përfshihen në hetime të vendeve të tjera, por se mbështesin reformën në drejtësi. T’i  thuash kësaj mbështetjeje mbaj distancë është e papranueshme.”

Shefi i ekzekutivit tha se reforma në drejtësi është jetike për procesin e Integrimit Europian.

“Në emër të sovranit britanikët e morën veten në qafë. Ne veten në qafë nuk mund ta marrim.”

Megjithatë shpresa vdes e fundit, tha Rama. Ai i bëri thirrje kryetarit të opozitës të ritakohen.

 “I bëj thirrje Lulzim Bashës që ulemi bashkë përsëri.”

Kur mbetet ende një javë nga seanca plenare e 21 korrikut, negociatat pritet të vijojnë mes palëve. Po ashtu, edhe angazhimi i faktorit ndërkombëtarë gjatë këtyre ditëve pritet të intensifikohet.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *