Subscribe

Kryeministri Edi Rama mori pjesë online në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt këtë të mërkurë.

Gjatë këtij samiti u diskutua për situatën e krijuar në rajon për shkak të pandemisë.

Sipas Ramës, vendet e Ballkanit janë më të goditurat dhe për këtë arsye kërkoi bashkëpunim.

“Secili prej nesh është goditur në mënyra të ndryshme. Disa me fragmente, disa me ndryshime. Ne për shembull, dhe disa si ne duke ulur numrat në turizëm dhe duke ndikuar në ekonomi. Në këto kushte ne mund të kompensohemi me më shumë dhe më shpejt bashkëpunim. Por jo të ripërsërisim çfarë kemi përsëritur për vite. Nëse ju Këshilli Atlantik, dhe të tjerët gjithashtu, të tjerët që janë prezent, BE dhe të tjerë, nëse do na bashkoheshit do ishte shumë ndihmë.”

Rama shtoi gjatë fjalës së tij se politizimi i çështjes nuk ndihmon aspak në kapërcimin e situatës. Ndaj, ai bëri thirrje që të lihen mënjanë ndasitë fetare e rracore.

“Duhet të ecim më shpejt dhe mos dëgjojmë politizimin që i bëhet këtij procesi. Kurrë nuk ka ndihmuar për njerëzit. Duhet ta kalojmë këtë sistuatë sepse po presim për popujt dhe liderët që të japin rezultate pavarësisht fesë, prejardhjes, ngjyrës, etj..”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *