Duke folur në përvjetorin e Fondacionit Gjerman “Friedrich Ebert” në Shqipëri, kryeministri Edi Rama tha prerë se nuk do të ketë rrugë tjetër për asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përveçse të bëhet pjesë e “Ballkanit të Hapur”. Sipas tij, krijimi i kësaj nisme ishte i domosdoshëm dhe u zhvillua në momentin e duhur.

 

“Dëgjova po ashtu dhe per ballkanin e hapur dhe jam i bindur se eshte ideja e duhur ne kohen e duhur dhe padyshim qe te gjithe do e perqafojne kete ide hap pas hapi. Pa asnjë dyshim qe kjo eshte e ardhmja, sepse s’ka mundesi tjeter qe te jemi te hapur me njeri tjetrin e pastaj ne bashkimin evropian. Kjo rruge do na kërkohej dhe jam i bindur kur te jemi pjese e BE dhe do te ishte thjesht kohe e humbur ne ate moment. Ne i japim mundesi vetes per te rritur ekonimine tone. Sepse asnjë vend i BE nuk e ka luksin te lere ekonimine e te merret vetem me politiken.”

 

Kreu i qeverisë nuk i ka kursyer as kritikat ndaj Bashkimit Europian për zvarritjen e hapjes së negociatave me Shqipërinë.

 

“Pavarësisht se quhemi vend qe jemi në negociata ne u beme vite qe jemi pjese e ketyre negociatave por kjo nuk varet nga ne sepse eshte nje vendimmarrje qe nuk varet nga ne. Kujt ja merrte mendja psh qe do dilte Bullgaria, apo se si do shkonin zgjedhjet ne Holande. Dhe askush se parashikon dot 100% se nuk del nje tjeter. Qe do te thotë se ne duhet te fokusohemi te vetja te rruga jone, te puna jone pavarësisht te tjereve.”

 

Në këtë organizim morën pjesë jo vetëm përfaqësues të Bundestagut, por dhe shumë personalitete të fushave të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *