E premte, 25 Shtator 2026 Fat i Hidhur 2 Eps.) deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama: Ata që degjeneruan protestën po dizinformojnë edhe për tarifën

Pas njoftimit të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës se studentët do të paguajnë tarifën e studimit të plotë, ka reagaur kryeministri Edi Rama.

 

Në një postim në Twitter, Rama u ka bërë thirrje studentëve që askush të mos paguaj më shumë se 50% të tarifës së studimit.

 

Reklamë

Rama nuk I ka kursyer as akuzat në drejtim të opozitës dhe disa përfaqësuesve të opozitës.

 

Me tone të ashpëra, kreu i qeverisë ka theksuar se pengmarrësit që degjeneruan protestën e studentëve në mbyllje dyersh në bashkëpunim me disa fundërrina të universitetit po përpiqen të dizinformojnë studentët lidhur me tarifat e bashkëpunimit.

 

“Pengmarrësit që e degjeneruan protestën studentore në mbyllje dyersh me dhunë e në shfaqje rrugore të brutalitetit të injorancës, po përpiqen të dizinformojnë studentët lidhur me tarifat në bashkëpunim me disa fundërrina të universitetit! Askush të mos paguajë më shumë se 50%”

 

Rama ka theksuar gjithashtu në një postim të dytë në Twitter se në dhjetor është miratuar VKM që studentët të paguajnë 50% të tarifave për të gjithë studentët ndërsa për ekselentët arsimi do jetë falas.

 

“Eshtë miratuar në dhjetor VKM për të paguar 50% të tarifave për të gjithë (100% për ata me 9/10 e me ndihme ekonomike+burse 10 mije lek)dhe qeveria do t’ua kalojë lekët direkt universiteteve një për një brenda janarit!Fryma e qëllimet e protestës janë tanimë pjesë e rrugës sonë”

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë