Subscribe

Katër ditë pas miratimit të ligjit për importin e mbetjeve kreu i qeverisë Edi Rama ka shpjeguar para Shoqatës së Ricikluesve se ligji i ri nuk është njësoj me atë të anuluar në vitin 2013.

“Ligji i ri e përjashton në mënyrë kategorike importin e çdo mbetje tjetër që do të vinte në Shqipëri për t’u groposur, djegur, për tu asgjësuar. Ne anuluam një ligj që krijonte hapësirë për import plehrash për djegie apo groposje, pra mbeturina të pariciklueshme, së dyti lejonte licencimin e çdo lloj subjekti kërkues për import mbetjesh. Ligji i ri në thelb ka vetëm një ndryshim, në raport me industrinë e riciklimit. Ligji i ri i njeh të drejtën të gjithë subjekteve që kanë struktura industriale riciklimi të blejnë mbetje të gjelbra dhe t’i importojnë ato. Kaq, ky është thelbi, të gjitha të tjerat janë spekulime dhe përpjekje për të instrumentalizuar një emocion krejtësisht të natyrshëm e të kuptueshëm në publik lidhur me këtë temë.”

Duke sqaruar edhe njëherë lëndët që do të importohen për riciklim, kryeministri tha se kjo industri do t’i sjellë përfitime ekonomike vendit dhe do te hapë më shumë vend pune.

“Ne i kemi lejuar kompanive tona të importojnë lëndë bazë letre, alumini, plastike dhe mbetje drusore. Të gjitha mall me vlerë në treg që shitet e blihet njësoj si gjithë mallrat e tjerë. E gjithë reja e zezë që përpjekin të frynë ata që i kundërvihen nismën pa bazë bazohet në premisa tërësisht spekulative. Bëhet fjalë për mbetje që nuk t’i dhuron askush. Është lëndë e parë që sjell përfitim ekonomik. Ligji është më i kufizuari edhe në raport me direktivën nëse krahasohemi me Kosovën, Malin e Zi, Kroacinë, pa shkuar në Maqedoni që e ka të lejuar edhe importin për qëllim përpunimi të listës me rrezikshmëri. Ligji ynë i jep të drejtë kompanive që të blejnë në një treg të lirë e të hapur e të kontrolluar. Ligji i ri e përjashton në mënyrë kategorike importin e çdo mbetje tjetër që do të vinte në Shqipëri për t’u groposur, djegur, për t’u asgjësuar.”

Më tej Rama shtoi se ky import do të kufizohet deri në tre pika doganore dhe në çdo pikë doganore ka kontroll radioaktiv.

Ligji i ri e ndalon importin e çdo lloj beteje tjetër, per t’u djegur dhe asgjësuar. Lejojme vetëm importin e atyre qe jane vlere e shtuar. Do te kufizohet ne 3 pika doganore. Autorizimi per importim qe u jepet subjekteve qe jane te autorizuara nuk është i njëanshëm. Importi kërkon dhe autorizim nga pala ku importohet. Kalon përmes hallkave te kontrollit te çdo shteti. Ne te gjitha pikat doganore ka kontroll radio aktiv.”

Për t’u kthyer përgjigje skeptikëve, Rama mori si shembull rastin e Napolit ne Itali. sipas kryeministrit Napoli është vendi ku ka konflikt mes pushtetit dhe mafias, ku kjo e fundit nuk lejon riciklimin.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *