Kryeministri Rama reagoi në lidhje me incidentet dhe tensionin tek teatri kombëtar.

Nëpërmjet një postimi në tëitter Rama thotë se asnjë minorance nuk mund të marrë peng asgjë në këtë vend. Duke ironizuar edhe praninë e Bashës në këtë proteste të disa aktoreve kundër prishjes së teatrit, Rama shkruan se kjo minorancë politikanësh dhe aktorësh janë mësuar të bëjnë teatër me cdo gjë por jo të hyjnë në këtë godinë.

Rama shton se Teatri I ri Kombëtar do të ndërtohet nga kjo qeveri pasi këtë gjë e kërkon kryeqyteti, vendi, kombi dhe shumica e artisteve.

Kreu I qeverisë shkruan më tej se askush ka mandate dhe të drejtë të pengoje punimët për Teatrin e ri Kombëtar.

 

 

Asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë e askënd në këtë vend. Megjithë respektin për një minorancë aktorësh teatri dhe politikanësh që s’kanë hyrë kurrë në teatër, po janë mësuar të bëjnë teatër me çdo gjë, Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet si plan e përgjegjësi qeverisëse. Teatrin e ri Kombëtar e kërkon kryeqyteti, vendi, kombi e shumica e komunitetit të artistëve të skenës. Njësoj si Stadiumi i Ri kombëtar ai do të jetë një gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë që duam. Kush s’është dakord është i respektuar, po s’ka as mandat as të drejtë të pengojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *