Subscribe

Kryeministri Edi Rama vendosi të mos përballej vetë në interpelancën urgjente të kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike për çështjen “McConigal”.

 

Ai ia delegoi atë Ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Gjithë rrëmujën e krijuar nga ky delegim, duket se Edi Rama e ndoqi nga televizori. Akuzave të opozitës për çështjen “McConigal” kryeministri iu përgjigj në twitter.

 

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Një abuzim total me lirinë e fjalës, me të vërtetën, me publikun, në një dëshpërim total moral, politik, elektoral, ku me shpifje ekstreme synohet manipulimi i opinionit me një çështje të hetuar nga drejtësia amerikane, që ka shkuar në gjykatë e që s’ka asnjë lloj lidhje me ne këtu.

 

Akuzave të kryedemokratit Sali Berisha për cenim të marrëdhënieve të Shqipërisë me aleatin strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Edi Rama shkruan se ato janë më të forta se kurrë.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Kjo është një tallje e madhe dhe e shpifur e politikës pa din e as iman me ata që i shkojnë mbrapa kësaj politike figurash të diskredituara, të cilët duan të mbulojnë diellin me shoshë, ndërkohë që marrëdhëniet tona me SHBA dhe institucionet amerikane janë më të forta se kurrë.

 

Në deklarimet e tij në twitter, kryeministri ripohon se ndaj tij nuk rezulton asnjë akuzë apo pretendim nga drejtësia amerikane.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Kush i ka dy fije mend e kupton se ç’është e tërë kjo histeri vetëgjyqësie politike e mediatike, mbi një gjyq në Amerikë për një zyrtar të FBI-së, të cilin drejtësia e nongratave këtu pretendon se është korruptuar nga unë, ndërkohë që drejtësia amerikane s’ka asnjë akuzë a pretendim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *