Me rastin e 26-vjetorit të krijimit të PS-së, kryeministri Edi Rama, i ka dërguar një mesazh të gjithë drejtuesve të partisë në qarqe, ku kërkon që të mos ketë më lajme për LSI-në. “E sotmja ishte një ditë per t’u dhënë të gjithëve mesazhin se LSI nuk ka më shanse të bëjë të tretin të vërtetin, në mënyrë që ju të gjithë ta përdorni këtë në fushatën mikro, me organizim kapilar për të kthyer njerëzit që rrinë me lsi për interes jo për bindje!”- shkruan Rama. Kryetari socialist shkruan se në komunikimin publik, fokusi duhet te jete tek mesazhi i PS-së dhe për reformën e administratës të thuhet se ps do të bëjë dhe të ketë mundësinë të zgjedhë më të mirët. “Kaq dhe fokusin tek vetingu, ekonomia, punësimi e me radhë në mesazhin tonë… forca!” – e mbyll mesazhin e tij kryeministri Rama.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *