Subscribe

Kryeministri Rama paralajmëroi ashpërsimin edhe më tej të masave në kuadër të gjëndjes së fatkeqësisë natyrore.

Ai bëri të ditur se qeveria po përgatitet ti kërkoje kuvendit ndryshime në kodin penal dhe rrugor për të mbrojtur popullin, thotë Rama, nga të pabindurit deri në fund të kësaj lufte.

 

Masat e reja shtrënguese, për të cilat po përgatitemi t’i drejtohemi parlamentit për ndryshime në kodin penal & rrugor të republikës së Shqipërisë, në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe specifikisht epidemisë, nga njëra anë do të mbrojnë popullin nga të pabindurit deri në fund të kësaj lufte, nga ana tjetër do të garantojnë lehtësimet e nevojshme në vazhdim, duke siguruar shëndetin e çdo qytetari.

 

Ndryshimet që do të kërkoje qeveria, parashikojnë heqjen e lejes se drejtimit të automjetit për disa vjet e deri edhe burg për disa vite pë rata që shkelin masat.

 

Heqja e lejes së drejtimit të automjetit për disa vjet, e po ashtu heqja e lirisë, për disa apo shumë vite sipas shkallës së shkeljes, do të kthehen në norma bindëse për të siguruar fitoren e luftës pa rrezikuar arritjet e derisotme dhe rrugën e rimëkëmbjes ekonomike pa cënuar shëndetin e askujt .

 

Rama konfirmoi se brenda 15 prillit do të kemi paketën e zgjeruar financiare dhe gatishmërinë për miratimin e masave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *