Subscribe

Kreu i qeverisë Edi Rama ka konfirmuar edhe një herë mbështetjen për arsimin profesional, por edhe për bizneset që do të ndihmojnë në punësimin e të rinjve që kanë zgjedhur këto shkollat për të hyrë në tregun e punës.

 

Në një takim me të rinj gjatë panairit të punësimit, kryeministri Rama theksoi se 19 mijë nxënësit që iu drejtuan këtë vit arsimit profesional kanë mundësi më të lartë të gjejnë hapësira ne kompanitë private.

 

Sipas të dhënave të bëra publike edhe nga ministri Arben Ahmetaj, këtë vit 20 % e nxënësve në total kanë zgjedhur kurset e shkollat profesionale në vend, ndërsa nga bizneset deri më tani numërohen 40 mijë vende të lira pune që do të prezantohen çdo jave në rrethe përmes panaireve të punësimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *