Kryeministri Rama ka bërë thirrje që t’i jepet fund luftës në rripin e Gazës, përpara se ky konflikt të dalë jashtë kontrollit.

 

Teksa sot bëhet një muaj nga sulmi i Hamasit në Izrael, Rama shkruan në rrjetet sociale se Shqipëria mbështet thirrjen e presidentit biden për një armëpushim urgjent.“në këmbim të një armëpushimi të menjëhershëm, Liga Arabe dhe Turqia duhet të sigurojnë lirimin e pakushtëzuar dhe të sigurt të të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi”, shkruan shefi i qeverisë në rrjetet sociale.

 

Kryeministri Rama thekson më tej se pas krimeve të tmerrshme të kryera më 7 tetor, nuk mund të ketë të ardhme politike për hamasin, teksa njofton se do t’u bashkohet liderëve botërorë në forumin e paqes në Paris.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *