Kryeministri Rama I është drejtuar edhe një herë mediave në Shqipëri të tregohen të kujdesshme në informacionin që përcjellin në lidhje me tërmeton.

Rama merr si shembull Japoninë ku thotë se gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore, ky vend ka masa ekstreme për mediat private.

Rama i quan taksirat mbi taksirat, lajmet shpesh kaotike që prodhojnë mediat teksa shton se disa media po e detyrojnë qeverinë ti bëjnë atë që nuk ua pret mendja.

 

Gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore, Japonia ka masa ekstreme për mediat private, që mesa duket edhe në Japoninë e urtësisë së vjetër, paskan qenë taksirat mbi taksiratin e madh të tërmetit! Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!

 

Rama i kërkon mediave që të verifikojnë dhe filtrojnë informacionet që transmetojnë por edhe debatet televizive.

 

Filtroni informacionet dhe verifikoni ato që thoni! Menaxhoni debatet dhe ndaloni klithmat nëpër studiot tv dhe përfshihuni në qetësimin e shpirtrave të goditur më keq se banesat! Kontribuoni për të kanalizuar energjinë e jashtëzakonshme të solidaritetit mbarëshqiptar! Kjo është koha për kurimin psikologjik të popullit që ju ndjek dhe jo për rrenat e shamatatë karakteristike të veprimtarisë së një pjese të madhe të sferës suaj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *