Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar Samitin Rajonal të Transportit, për të tërhequr vëmendjen ndaj institucioneve europiane të cilat nuk po ofrojnë në kohë financimet për Ballkanin Perëndimor.

 

Rasti më konkretit sipas tij është hekurudha Tiranë-Durrës, e cila ka mbetur peng i këtyre financimeve.

 

Në fjalën e tij kryeministri tha se vonesa të tilla ndikojnë negativisht në synimet e vet Bashkimit Europian.

 

 

Është absolutisht e rëndësishme sot më shumë se asnjëherë tjetër që ecuria e Ballkanit Perëndimor dhe ritmi i kësaj ecurie dhe shpejtësia e kësaj ecurie të jetë pjesë e vëmendjes dhe të jetë pjesë e mbështetjes së strukturave të Bashkimit Europian sepse të presësh nuk e di se sa vite për të bërë një segment hekurudhor nga Tirana në Durrës, që është një segment hekurudhor i një lagjeje të një metropoli të madh, për shkak të burokracisë në institucione europiane, kjo është diçka që realisht dhemb shumë dhe realisht krijon shumë frustrim dhe shkon komplet në të kundërt të qëllimeve të mëdha të përbashkëta dhe natyrisht edhe qëllimit të madh në vetvete të Bashkimit Europian për të inkurajuar sa më shumë që njerëzit tanë të qëndrojnë këtu.

 

Ndërtimi i segmenti hekurudhor Tiranë-Durrës me një degëzim në Rinas, ka një kosto prej 92 mln euro, nga të cilat 35. 5 janë grant në kuadër të investimeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa 37 milion kredi që e jep Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Pjesa e mbetur do të financiohet nga buxheti i shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *