Kryeministri Edi Rama njëherësh kreu i PS, është ndalur në Kashar mbrëmjen e së premtes ku ka zhvilluar një takim me qytetarët.
Rama tha edhe njëherë se 11 maji nuk është thjeshtë një datë zgjedhjesh, por është një ditë takimi me historinë.
Sipas tij anëtarësimi i Shqipërisë në BE mund të arrihet vetëm me PS-në në pushtet. Ai tha se anëtarësimi në BE na duhet sot më shumë se kurrë pasi rreziku është i pranishëm për të gjithë.
“Në një kohë kur bota po ndryshon ku rreziqet po shtohen ku lufta është kaq e pranishme dhe nuk është një film bardhezi, është shumë e rëndësishme që të jemi sa më të fortë…duhet të jemi trim i mirë me shokë shumë dhe në rastin e BE, mundësia, fati dhe zgjedhja jonë është të jemi me vende shumë të zhvilluara dhe shumë të forta edhe për mbrojtjen tonë nga të gjitha rreziqet që mund të na kanosen”, tha Rama.