Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas qëndrimeve të mbajtura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës te bëra publike nëpërmjet zëvendës ndihmës sekretarit amerikan te shtetit Matthew Palmer.
Në një postim në Twitter, Rama shprehet se Amerika kështë kundër thyerjes së Kushtetutës dhe se nuk pranon politikën në dëm të zgjedhjeve demokratike.
Duke shperhur vlerësime për qëndrimin e mbnajtur nga SHBA, Rama thekson se qeveria do të vijojë punën dhe se do të zhvillojë zgjedhjet në 30 qershor.
“Prandaj është ajo që është Amerika se nuk e kupton lojën me Kushtetutën;nuk e pranon politikën në dëm të zgjedhjeve demokratike;nuk e toleron dhunën kundër institucioneve – e në këtë rast s’ka se si e fal kundërvënien ndaj Reformës nē Drejtësi! Vetëm përpara drejt 30qershorit”
https://twitter.com/ediramaal/status/1137339615319343107