E mërkurë, 30 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama: Alma Hicka, Avokate e shkëlqyer e Shtetit, iku për arsye personale

 

Kryeministri Edi Rama ka komentuar largimin nga detyra të Avokates së Shtetit, Alma Hicka.

Reklamë

 

Në një postim të shkurtër në “Twitter”, Rama duke u ndalur tek disa lajme që e cilësuan largimin e Hickës si një shkarkim nga detyra, nuk ka nguruar të thumbojë mediat.

 

Sipas Ramës, Hicka u largua me dëshirën e saj për arsye krejt personale dhe jo se u shkarkua.

 

“Kazanët po ziejnë një broçkull për “shkarkimin” e Alma Hickës. Në fakt Alma u largua me dëshirën e saj, për arsye krejt personale e për gjithë keqardhjen time që e konsideroj një Avokate të shkëlqyer të Shtetit. Me neveri për kazanët i them Almës mos u mërzit e paç vetëm sukses”

Vazhdo të lexosh

Reklamë