E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama akuza PD: Bëri propagandë me Rrugën e Kombit

Kryeministri Edi Rama akuzoi Partinë Demokratike se bëri propagandë me Rrugën e Kombit.

 

Gjatë një inspektimi në Rrugën e Kombit, së bashku me ministrin e Infrastrukturës, kryeministri Edi Rama u shpreh se finalizimi i kësaj vepre është mjaft i rëndësishëm, pasi u la përgjysmë nga qeveria e kaluar.

 

Reklamë

Ndërsa teksa u ndal tek pagesa për Rrugën e Kombit, Rama tha se të gjithë do kontribuojnë pasi kompania private do të rrisë parametrat e sigurisë.

 

“Kjo histori dihet, pasi u propaganduan gjëra që nuk u bënë, na mbetën borxhet dhe kilometrat pa u bërë. Finalizimi i kësaj vepre është i rëndësishëm, pasi këtu krijoheshin aksidente. Paralelisht me investimet të kemi sistemin e sigurisë nga pagesa e rrugës. Këtu nuk ka asnjë ndjejë pakënaqësi ka mirëkuptim, të gjithë kontribuojnë. Këtij kontributi qeveria dhe kompania ti përgjigjet me shërbim perfekt.”

 

 

Më shumë video

Reklamë