E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama: Akademia e Shkencave, jo më vende funeralesh

Para se Parlamenti t’i japë vulën përfundimtare buxhetit për vitin 2018, ku do saktësohet nëse Akademisë së Shkencave do t’i ndërpritet buxheti, akademikët i thanë fjalën e tyre kreut të qeverisë. Takimi u bë ndërkohë që akademikët kanë përgatitur një draftreformë. Kryeministri Edi Rama tha se para do te jepen, por vetëm për procesin e reformimit.

 

Kreu i qeverisë tha se në kushtet aktuale, Akademia e Shkencave është shndërruar në kufomën e vetvetes.

 

Reklamë

Ndërkohë që akademikët, ranë dakord në nevojën e reformimit në bashkëpunim me qeverinë, por pa prekur buxhetin.

 

Gjatë bashkëbisedimit, Rama tha se qeveria do ndihmojë kërkimin shkencor dhe për këtë qëllim do të investohet në krijimin e bibliotekës dixhitale pranë Universitetit të Tiranës.

Më shumë video

Reklamë