“Qeveria “Rama 4” është më shumë kabinet i Ballukut se i Ramës”, kështu deklaroi pedagogu dhe analisti Zylyftar Bregu ,i ftuar këtë të enjte në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
Bregu tha se nëse sheh emrat në kabinet kupton që Belinda Balluku ka forcuar ndjeshëm pozitat e veta, jo vetëm duke u rikonfirmuar si numri dy i qeverisë, por edhe duke futur brenda kabinetit “njerëzit” e saj.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Profesor?
Bregu: Qeveria e sotme nuk kishte asnjë rurprizë.
Borakaj: Kishe kuriozitet?
Bregu: Normale, për shkak të karakterit që bën herë pas here zoti Rama. Nuk i përmbushi priteshmëritë e audiencës. Është një qeverie e vazhdimësisë. Së pari se qeveria qeveriset nga zoti Rama. Së dyti se numri 2 është zonja Beldina Balluku e cila ka fuqizuar rolin e saj. Mendoj se në kabinet më shumë ministra ka zonja Balluku se zoti Rama. Supriza ishte vendosja në krye të Ministrisë së Brendëshme, kjo do na çojë në fuqizimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.
Borakaj: Nëse do të jetë i njëjti?
Boregu: Kushdo qoftë, dhe ajo do tëmerret me zjarrfikësit. Supriza e dytë është “Diella” që është tamam nga ato truket e kryeministrit për tu marrë ne ca kohë me të.





