Pas mbledhjes së zgjeruar të grupit socialist, këtë të martë, kryeministri Edi Rama mblodhi Kryesinë.
Në selinë rozë, në mbledhjen që zgjati vetëm 30 minuta, kreu i qeverisë dha disa porosi për anëtarët e Kryesisë.
Burimet bëjnë me dije se në fokus ishte organizimi i strukturave si dhe takimet më të shumta në terren me njerëzit.
Pritet që këtë vit të ketë zgjedhje brenda strukturave të Partisë Socialiste pasi më herët, Rama ka lajmëruar nisjen e një dialogu me anëtarët dhe simpatizantët e PS.
Ndërkohë në mbledhje nuk është diskutuar një datë për asamblenë e Partisë socialiste, pasi është ende herët.
Gjithashtu, anëtarët e Kryesisë ngritën shqetsimin për rritjen e çmimeve që mund të vijë si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme.
Ndryshe nga mbledhja e grupit të PS, në takimin e kryesisë ishte edhe Belinda Balluku, e cila u shkarkua nga posti i zëvëndëskryeministres dhe ministres së infraskturës dhe energjisë.
Gjithashtu e pranishme ishte dhe Elisa Spiropali, e cila u largua nga posti i ministres së Jashtme.
Pas mbledhjes së shkurtër, kryeministri Edi Rama u largua nga ambjentet e selisë së Partisë Socialiste, i shoqëruar nga kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci.





