Subscribe

Duket se tryeza me teme “Siguri, reformim, modernizim”  mes Fshf  dhe qeverise shqiptare pritet ti jape nje zgidhje krizes se rende ku ndodhet futbolli shqiptar .

 

Kerkesa kryesore ishte rikthimi I policise shqiptare pas dhunes se arbitrit ne ndeshjen Kamza-Laçi por edhe disa ndryshime ne ligjin per sportin, per sponzorizimet dhe tatimi mbi te ardhurat .

 

Kryeministri Rama propozoi nderhyrje ne kodin penal me tre vjet burg kush futet ne fushat e futbollit ndersa theksoi se duhet te kete lehtesira per sa I perket tatimit mbi te ardhurat.

 

Por predisdenti I klubit Kukesi, Safet Gjici ishte I mendimit se tre vjet burg per tifozet jane pak .

 

Ministri i mbrendshem Sander Lleshaj beri te qarte se prania e policise ne stadium ka nje kosto shtese , nje fature e cila nga dikush duhet paguar per arsye se duhet te rriten kapacitet.

 

 

Presidenti i Skenderbeut, Ardian Takaj theksoi i qe ky takim te merret me seriozitet ndersa kerkoi nje date se kur do te hyne ne fuqi te gjitha premtimet qe u dhane ne mbledhje pasi futbolli shqiptar eshte ne nje krize te rende jo vetem financiare.

 

Nderkohe pas tavolines se rrumbullaket, federata shqiptare e futbollit ka ndezur driten jeshile qe futbolli te vazhdoje normalisht ne mes jave me kupen e me pas me kampionatin duke I dhene fund bojkotit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *