Subscribe

“Të gjithë këto, ne po i përgatisim që në fillim të shtatorit të jemi gati, të paktën me blloqet e mëdha, se pastaj janë reforma që do duan punë. Duke filluar nga qeveria e re, që unë besoj se duhet të jetë më e vogël, më eficente dhe të ketë kapacitetin që të garantojë bashkëqeverisjen me njerëzit”.

 

Edi Rama duket se ne mandatin e dyte do krijoje kabinetin me te vogël qe ka pasur ekzekutivi shqiptar.

 

Mësohet se qeveria Rama 2 nuk do te ketë me shume se 11-12 ministra nga 19 ministri qe ka aktualisht. Nje numër ky me i vogël se kabineti me te cilin qeverisi e djathta dhe Sali Berisha, i cili kishte 14 ministra.

 

Ristrukturimi i ekzekutivit ende nuk është mbyllur, por kabineti tashme është skicuar; ministria e integrimit duket se do te vazhdoje te ekzistoje edhe per shkak te marrëdhënieve me Brukselin, por mendohet bashkimi i Ministrisë se Bujqësisë me Mjedisin, Turizmi me Kulturën dhe Sportin, Ekonomia dhe Energjia do te krijojnë nje ministri, e Zhvillimi Urban do te jete bashke me Pushtetin Vendor.

 

E ndërsa po fiksohet struktura e qeverisjes, emrat e ministrave me te cilët Rama do te drejtoje vendin ne 4 vitet e ardhshme, ende nuk dihen.

 

Vetëm dy politikane jane tashme te qarte se cfare do te bëjnë mandatin e ardhshëm, per te dy kryeministri Edi Rama ka folur publikisht; i pari është numri 2 i PS Gramoz Ruçi ne postin e kryetarit te parlamenti dhe i dyti Fatmir Xhafaj, si ministër i brendshëm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *