Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë mbi Japoni. Raketa balistike udhëtoi rreth 4500 km përpara se të binte në Oqeanin Paqësor, aq larg sa për të goditur ishullin amerikan të Guam nëse merrte një trajektore tjetër.

 

Ky është lëshimi i parë i raketës së Koresë së Veriut që nga viti 2017.

 

Kjo ka bërë që Japonia të japë alarmin për qytetarët të cilët i ka paralajmëruar për një sulm të mundshëm.

 

Ndërkohë, kryeministri japonez Fumio Kishida dënoi ashpër aktin dhe urdhëroi administratën e tij të mbledhë informacion dhe të bashkëpunojë me aleatët.

 

OKB-ja e ndalon Korenë e Veriut të testojë armë balistike dhe bërthamore. Fluturimi i raketave drejt ose mbi vende të tjera pa ndonjë paralajmërim ose konsultim paraprak, është gjithashtu në kundërshtim me konventat ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *