E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Rakacolli njofton masa të reja kufizuese

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli njoftoi disa masa të reja, për të shmangur karantinën. Në një dalje për mediat, pas një mbledhjeje me Komitetin Teknik të Ekspertëve, Rakacolli deklaroi se është marrë vendimi që universitetet të zhvillojnë mësim vetëm online.

 

“Nisur nga vlerësimi i dinamikës së situatës, kemi vlerësuar se duhen masa shtesë për të frenuar përhapjen më tej të infeksionit. Komiteti Teknik i Ekspertëve analizoi situatën, vlerësoi situatën në rajon dhe Evropë, masat e marra në vendet e tjera. Vendosëm të propozojmë që universitetet të zhvillojnë vetëm mësim online, për të paktën një muaj. Konviktet do të jenë të mbyllura deri në një vendim të dytë.”

 

Reklamë

Gjithashtu, Rakacolli tha se Komiteti i Ekspetëve sugjeron mbylljen e bareve dhe restoranteve në zonën e Bllokut, për një fashë orare të caktuar.

 

“Po vlerëson mbylljen e bareve dhe kagfeneve në zonën e Bllokut në Tiranë pas orës 22.00. Nëse nuk zbatojmë rregullat e vendosura, do të rrezikojmë mbylljen që askush nuk e do.”

 

Më shumë video

Reklamë