Subscribe

Mira Rakacolli
Mira Rakacolli

Nga 11 nëntori në Shqipëri rikthehet “ora policore” dhe kufizimi i lëvizjes për qytetarët si masë parandaluese për të luftuar përhapjen e COVID-19.

Duke filluar nga ora 22:00 e mbrëmjes së sotme e deri në 06:00 të mëngjesit do të ndalohet qarkullimi i njerëzve dhe të gjitha lokalet dhe bizneset do të mbyllen në të njëjtën orë. Po ashtu, edhe automjeteve do ju ndalohet qarkullimi pas kësaj ore, përpos rasteve të punës apo emergjencave shëndetësore.

E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi në Vizion Plus, zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli është shprehur se ndërmarrja e kufizimeve të lajmëruara ka qenë e detyruar nga situate.

“Çdo masë është marrë në përpjestim me dinamikën e zhvillimit të epidemisë. Në momentin që u mor masa për mbajtjen e detyrueshme të maskës, natyrisht që ishim në një fazë të rritjes së shifrave të epidemisë dhe në përputhje ndaj u vlerësua se ishte e përshtatshme për atë moment.”

Nga ana tjetër, mjeku I njohur, Artan Koni është shprehur se nuk beson të rezultojë efikase.

“Nga ana teorike, përderisa këto janë vatra, I mbyllim nga mgjesi në darkë, por ne nuk jemi një vend aq I fuqishëm ekonomikisht sa ta përballojmë këtë gjë duke i mbështetur të gjithë këto biznese, nga ana tjetër nuk mundemi edhe pa marrë masa, ndaj I mbyllim pas orës 10 të darkës, deri diku e logjikshme. Por, në ëcastin që po flasim për zona të populluara me bare dhe restorante, që jam dakord ta kufizojmë lëvizjen në ato zona, po pjesa tjetër e Shqipërisë, pse do vuajë?”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *