Ne Maqedonine e Veriut, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka njoftuar se dy liderët e partive më të mëdha në vend Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski janë në izolim 14 ditor për shkak se kanë pasur kontakt me një gazetar, i cili tashmë ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

 

Gazetari i nje televizioni ne Shkup ka zhvilluar intervista te njepasnjeshme me dy politikanet. Rezultati i kreut te opozites Hristijan Mickoskit doli negativ, por ai do të qëndroje në vetizolim të detyrueshëm, ndersa rezultati i kreut të LSDM-së Zoran Zaev, do të jetë gati gjatë ditës së sotme.

 

Te dy politikanet maqedonas kane thene ne mediat sociale se gezojne shendet te mire.

 

Shtimi i te infektuarve  dhe i viktimave si ne Maqedonine e Veriut  ashtu edhe ne serbi ka detyruar keto dy vende te jene ne shtetrrethim te plote per gati tri dite.

 

Ekspertët e vendeve fqinj besojnë se respektimi i masave do te sjelle rezultate dhe se epidemia mund së shpejti të arrijë kulmin.

 

Nga ora 4:00 pasdite  e kesaj te premteje deri në ora 5.00 te mengjesit te së hënës, askush nuk do te dale ne rruge.

 

Serbia është në javën e pestë të epidemisë së koronavirusit dhe ne kete vend janë infektuar gjithsej 2.867 njerëz, mes tyre 66 qytetare kane humbur jetën.

 

Ne Kosove numri i te infektuarve eshte 227, ku 5 paciente jane ne gjendje kritike dhe gjithsej kane humbur jeten 7 qytetare.

 

Nderkaq Greqia  dhe Mali I Zi paraqesin nje situate te qendrueshme.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *