Subscribe

Bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit në kuadër të shengenit rajonal po fiton gjithnjë e më shumë fokus në kushtet kur liderët përsërisin zhgënjimin e pësuar nga unioni për procesin e zgjerimit. Në Forumin e Prespës, kryeministri Edi Rama deklaroi se pritja për anëtarësim dhe konfliktet mes disa shteteve në rajon, nuk duhet të mbajnë peng zhvillimin e vendeve.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER

“Jemi shumë të vegjël për t’i kthyer shpinën rajonit prandaj duhet të bëhemi të fortë duke bashkëpunuar, ndërkohë që presim të bëhemi anëtarë të Bashkimit Europian. Është dritëshkurtësi të mendosh që investimet e mëdha do të vijnë vetë në vendet tona. Sigurisht që kemi probleme në rajon apo konflikte që duhen zgjidhur, por ne nuk duhet të mbajmë peng pjesën tjetër të pazhvilluar. Ndërkohë që përpiqemi drejt zgjidhjeve, ka shumë mënyra se si mund të bashkëpunojmë.”

 

Por për Serbinë, dështimi i Bashkimit Europian hap një tjetër rrugë, atë të progresit, pa integrimin.

 

ANA BRNABIC

KRYEMINISTER, SERBI

“Ne duhet të vazhdojmë përpara edhe pa integrimin europian, duke u fokusuar më shumë në bashkëpunimin rajonal, bashkëpunimi që mund të kemi në mënyrë që të përmirësojmë cilësinën e jetës së qytetarëve tanë. Anëtarësimi është një proces kompleks i cili është bërë edhe më kompleks në rastin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, nuk është më ccështje vlerash më shumë sesa marrëdhëniesh bilaterale, që mund të mbështetet edhe në interpretime të historisë.”

 

Ndërkohë, Kosova mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj për ta refuzuar kategorikisht atë që kryeministri Albin Kurti e quan iniciativa e Novi Sadit.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER I KOSOVES

 “Iniciativa e NoviSadit e ashtuquajtur mini-shengen nuk mbart asnjë perspektivë për rajonin prandaj republika e Kosovës e refuzon atë me forcë dhe bëjmë thirrje që vendet të përqëndrohen në axhendën europiane si dhe në marrëdhëniet transatlantike. Zhgënjimi nga Bashkimi Europian nuk duhet të përdoret si një instrument nga vendet të cilat nuk e duan NATO-n dhe mbështesin federatën ruse.”

 

Në Forumin e Prespës për dialog, kryeministri Kurti gjithashtu përsëriti se bllokimi i lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës, mbetet një padrejtësi në kushtet kur Brukseli pranon se janë përmbushur pritshmëritë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *