Subscribe

Prishtina dhe Podgorica edhe njëherë kanë sulmuar iniciativën “Ballkani i Hapur”, duke e konsideruar një vendim në kohë depresioni dhe vegël të Rusisë për të shtrirë ndikimin e saj në rajon.

Këto qëndrime u theksuan gjatë vizitës së parë zyrtare të presidentit të Malit të Zi në Kosovë.

 

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, Vjosa Osmani dhe Milo Gjukanovic nënvizuan se ccdo bashkëpunim në kuadër të procesit të Berlinit, i mjafton rajonit për të avancuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

 

VJOSA OSMANI

PRESIDENTE E KOSOVES

 

“Bashkëpunimi rajonal përkrahet në kuadër të procesit të Berlinit edhe nga vendet e G7 dhe ky është një proces që vërtet ka për qëllim të afrojë vendet tona ndërsa “Open Balkan” ka dëshmuar sidomos në muajt e fundit se do të rezultonte për hapjen e rajonit tonë ndaj ndikimit edhe më të madh të Rusisë. Ne mbajmë të njëjtin qëndrim, bashkëpunimin rajonal e shohim kyc por do ta zhvillojmë në platformat ekzistuese.”

 

Në të njëjtën linjë është shprehur edhe presidenti i Malit të Zi, ndryshe nga kryeministri Dritan Abazovicc i cili e konsideron nismën në përputhje me procesin e Berlinit.

 

MILO GJUKANOVIÇ

PRESIDENT, MALI I ZI

 

“Ne mendojmë se “Open Balkan” është një iniciativë e cila lindi në një moment depresioni që i kishte kapluar vendet e rajonit në atë kohë, kur pritej edhe largimi i kancelares Merkel. Zotimi i qeverisë së re për të rigjallëruar procesin e Berlinit dhe rrethanat e reja të sigurisë ne Evropë kanë krijuar një moment të mirë për integrimin e Ballaknit Perëndimor. Nuk kemi nevojë që të krijojmë inciciativa të reja, por të shfrytëzojmë potencialin tonë në ato ekzistuese.”

 

Ndërkohë, Serbia dhe Maqedonia e Veriut këmbëngulin se bashkëpunimi rajonal nuk duhet më të diskutohet por të zbatohet.

 

Kryeministrja Ana Brnabic takoi sot në Shkup homologun e saj, Dimitar Kovacevski.

 

Dy liderët moren pjesë në samitin ekonomik “Maqedonia 2025” ku përtej rëndësisë së thellimit të bashkëpunimit rajonal, theksuan edhe nevojën për progres në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *