E shtunë, 3 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Raif Hyseni nuk fsheh dashurinë për Merita Halilin: Është oksigjeni im

Raif Hyseni edhe sot e kësaj dite është po njësoj i dashuruar me bashkëshorten e tij Merita Halili. I ftuar në “Vizioni i Pasdites” artisti teksa fliste per albumin e tij të ti, nuk rreshti së i dedikuari fjalët më të bukura partneres së tin të jetës, duke e cilësuar si jetën e tij.

” E kam jetë. Nuk marr frymë pa Meritën. Merita është oksigjeni im e ke parasysh. Normal, nga gërma A deri në gërmën Zh, është aty Merita.” – shprehu artisti i mirënjohur.

Reklamë

Hyseni gjithashtu shtoi se Merita ishte kthyer në muzë frymëzimi për një nga kompozimet e tij në albumin e dyte:

“Në një nga pjesët e mia, aty është edhe emri i Meritës në të cilën kam shkrirë inicialet në nota muzikore. Është pjesë përbërëse e jetë sime. Patjetër është edhe kontributi që më këshillon.”

Raif Hyseni solli për publikun vendas dhe të huaj albumin e tij të dytë të titulluar “Raif’s Second”. Ky album përmban 15 pjesë instrumentale që luhen nga 24 instrumente të ndryshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë