E enjte, 1 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ragmi Mustafa i PVD fiton zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Luginë

Kandidati i Partisë për Veprim Demokratik për kryetar të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafa, doli fitues në garën për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi.

 

Reklamë

Ragmi Mustafa mori më shumë se 4700 vota në tre komunat shqiptare te Serbisë, Presheve, Bujanoc dhe Medvegje, gati 1 mijë vota më shumë se rivali më I afërt Arbër Pajaziti I cili kryesonte listën e partisë Alternativa për Ndryshim.

 

I treti në listën e atyre që morën më shumë vota ishte Sali Salihu i Partisë Demokratike me rreth 2323 vota. Partia Demokratike Shqiptare është radhitur e katërta në zgjedhje me 1700 vota të fituara, ndërsa LRPDSH 1200 vota.

 

Megjithate per te drejtuar Keshillin, PVD ka nevoje te beje koalicion pasi nuk i ka votat e duhura per ta drejtuar e vetme kete organ.

 

 

Rezultatet paraprake ne tre komuna: ( Spektri.tv)

 

Komuna e Bujanocit:

 

PVD – 2.941

PD – 2098

APN – 1128

PDSH – 7

LRPDSH – 7

 

Komuna e Preshevës:

 

APN – 2600

PDSH – 1681

PVD – 1623

LRPDSH – 1203

PD – 76

 

Komuna e Medvegjes:

PVD – 148

PD – 150

AFEDS – 198

Vazhdo të lexosh

Reklamë