E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Rafael Nadal eliminohet në turin e parë

Tërmeti përfshin Australinë, epiqendra “Rod Laver Arena” te Melburnit. Australian Open nje nga katër grand slamet e tenisit botëror hapet me nje surprize te madhe. Per here te dyte ne karrierën e tij dhe te paren ne kete turne, Rafal Nadal eliminohet ne turin e pare te nje slami ne 44 pjesëmarrje ne total. Ne nje derbi spanjoll pikërisht ndaj atij qe kishte fituar 14 ne 16 përballje Rafael Nadal kete radhe u mund Fernando Verdasco me rezultatin 2-3. Ndeshja e jetës per këtë te fundit përballë kampionatit te vitit 2009 ne token australiane dhe finalisti i dyte viteve me pare. Ashtu si gjysmëfinalja epike e vitit 2009 po ne Melburn edhe kete here përballja mes dy patrioteve zgjati 4 ore e 45 minuta, me te vetmin ndryshim se kete radhe dështimi i takoi tenistit nga Majorka. Verdasko fitoi setin e pare dhe te katërtin, Nadal dy setet e mesit. Me pas Verdasko setin e fundit e transformoi ne nje kryevepër, duke mos u ndalur me, me 6 game te fituar rresht. Per ish-numrin nje te botes kjo nuk ndodhte qe nga 2013-ta kur ne Uimbeldon eliminohej nga belgu Steve Narcis.

Vazhdo të lexosh

Reklamë