Subscribe

Nëse ai nuk është i lirë, i burgosur është edhe ai që e krijon atë e jeton brenda tij. Kështu thonë për artin.

 

Temat si radikalizmi fetar e marrëdhënia me diktaturën janë zhvilluar edhe më herët në universitetet e artit në botë. Këtë pranverë ato kanë nisur të pushtojnë studentët e Universitetit të Arteve në Tiranë.

 

Një konkurs i organizuar nga OSBE e dekanati i këtij universiteti vë në provë piktorët, skulptorët, por edhe dizenjuesit studentë për të rrëfyer përmes artit pamor,  ndjesinë e kulturës të mbërthyer dhe asaj që është e lirë.

 

Konkursi është i hapur për të gjithë ata që ende nuk janë diplomuar, si dhe për një medium ku pranohet piktura, skulptura, instalacioni, një videoprojeksion apo gjithçka tjetër që ka të bëjë me artin vizual. Për më të mirët do të ketë çmime.

 

Punimet fituese, bashkë me ata që do të përzgjidhen si më të mirët do të ekspozohen më pas edhe për publikun, në galerinë e këtij universiteti, kuruar nga dy pedagogët Ilir Kaso e Ermir Hoxha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *