E enjte, 8 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Radhë të gjata për skanerin/ Qytetarët dynden tek Poliklinika e Specialiteteve

Shumë pacientëve, kryesisht në fazën e moderuar të sëmundjes COVID, para se të nisin trajtimin me antibiotikë u kërkohet të bëjnë një skaner për të parë gjendjen e mushkërive.

 

Reklamë

Në strukturat shëndetësore shtetërore mund të kryhet në QSUT, por vetëm nëpërmjet urgjencës kombëtare, ose në Dispanseri me rekomandim të mjekut të familjes. Ndaj thuajse çdo ditë në Dispanseri krijohen radhë të gjata pritje për të marrë këtë shërbim.

 

Reklamë

Drejtoria e Dispanserisë e pyetur nga Vizion Plus për mënyrën e  dhënies së këtij shërbimi dhe sorollatjen ka refuzuar të japë një përgjigje.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë