Subscribe

Radhë të gjata janë paraqitur këto ditë pranë sporteleve të Bashkisë Durrës, ku banorët e prekur nga tërmeti verifikojnë dokumentacionet e nevojshme për të përfituar nga programi i rindërtimit.

Në njësinë administrative nr. 4 janë vënë në dispozicion të qytetarëve  7 operatorë të cilët orientojnë qytetarët për hapat dhe dokumentat që duhet të plotësojnë për aplikimin “Shtëpia ime”.

 

Ne total në Bashkinë e Durrësit janë hapur 56 sportele nga ku kryhen 20 aplikime në ditë .

 

E njëjta situate eshte edhe në Kurbin, ku dhjetra qytetarë çdo ditë kerkojne informacion pasi janë të paqartë për procedurat.

 

Edhe qytetaret e ne bashkine e Fushe Krujes qe jane prekur nga termeti i 26 nentorit ankohen per radhet e gjata.

 

Por, sipas  zyrtareve te bashkise, 50% e qytetarëve paraqiten me mangësi në dokumetacion.

 

Aplikimet për procesin e rindërtimit do të zgjasin deri më datë 28 shkurt ndërsa qytetarët do të duhet të paraqesin pranë sporteleve: certifikatën e pronësisë,fotokopje të kartës së identitetit, certifikatë familjare si dhe një kopje të akt-konstatimit të banesës së dëmtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *