E mërkurë, 30 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Radhë të gjata në pikën kufitare të Kapshticës, pala greke me sportele të reduktuara

Radhë të gjata janë regjistruar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në dalje nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.

Raportohet se kjo ka ardhur për shkak të kthimit të emigrantëve në vendin fqinj.

Reklamë

Pala greke po punon me sportele të reduktuara ndërsa policia jonë kufitare në dalje punon me 3 sportele.

Për të evituar radhët e gjata në kufi autoritetet tona kanë zhvilluar takime me homologet grekë të cilëve u kanë kërkuar shtimin e numrit të sporteleve por edhe të punojnë me procedurë të përshpejtuar për shtetasit shqiptarë që kanë dokumenta greke.

Fluksi me i lartë i mjeteve është krijuar në tokën neutrale aty ku mjetet janë të vendosura me 3 korsi./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë