E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Radhë të gjata në Muriqan

Edhe pse prej ditësh policia e Shkodrës raporton se po punohet me kapacitet të plote dhe me nga 6 sportele, sërish nuk janë shmangur radhët ne doganën e Muriqanit. Pjesa më e madhe e atyre që presin për të kaluar në këtë pikë kufitare janë emigrantët, të cilët kanë festuar ndërrimin e viteve pranë familjeve të tyre. Ditët e para të vitit të ri gjithnjë kanë të njëjtën problematikë në doganën e Muriqanit. Kjo situatë nuk gjen një zgjidhje, edhe pse herë pas here në funksion janë vene sportele shtese dhe punohet me procedurë të përshpejtuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë